E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Sllovenia në festë: E dija se te ajo vajzë ka diçka

Në Slloveni kampanja e Donald Trump-it për president të SHBA-ve ka qenë posaçërisht interesante për shkak të Melania Trump-it e cila është me prejardhje nga ky shtet. Ekipi i “VICE” e ka vizituar vendin e lindjes së zonjës Trump – Sevnicën, ku ka biseduar me bashkëqytetarë, të njohurit, shoqen e klasës. Një ditë të vitit 1988, shtatëmbëdhjetëvjeçarja Melania Knavs ishte duke e pritur shoqen e saj para Shtëpisë së Pionierëve në Lublanë, kryeqytetin slloven. Aty e vërejti fotografi  i modës Stane Jerko dhe e pyeti se a kishte dëshiruar që t`i pozonte. Dhjet vjet më vonë, në Neë York (ajo tanimë ishte modele e suksesshme) e njohu Donald Trump-in. Çifti u kurorëzua në vitin 2005. Atë që shumica nuk e kanë vërejtur në shikim të parë, e vërejti Stane Jerko, tani fotografi shtatëdhjetëvjeçar i pensionuar. “Nuk ka qenë si vajzat tjera të cilat vetëm pritnin çka do të bëjë fotografi. Ajo ka dashur të dijë çka është dukë bërë, si të jetë më e mirë”, tha ai për “Vice”, transmeton gazeta Metro. Ai menjëherë vërejti vijat e saja të fytyrës, këmbët e gjata dhe shtatin e hollë. Stane tregon se qysh prej momentit të parë ka kuptuar se “ka diçka te ajo”. “Unë desha ta fotografoja menjëherë të nesërmen, mirëpo në atë moment për të ishte shkolla më e rëndësishme se modelimi”, kujton Stane Jerko tridhjetë vjet më vonë në dhomën e tij duke shfletuar fotografitë e para profesionale të Melania Trump. Me buzëqeshje përkujton se si për incizim të parë nuk ka mundur t`i gjejë këpucë përkatëse për Melanin. Mbante numër 40.

Stane Jerko mban në dorë foton e Melania Knavs, atëkohë 17-vjeçare
Stane Jerko mban në dorë foton e Melania Knavs, atëkohë 17-vjeçare

“Në fillim, normalisht, ishte e turpshme. Me luti që për fotografim të parë t`i sjell rrobat e saja. Nuk kishte shumë, atëherë ishte në shkollë të mesme. Megjithatë, i veshi rrobat e saja, i rregulloj flokët dhe grimin, dhe fotot e para dolën mjaft bukur. Vetëm disa fotografi nëpër korniza flasin për karrierën e tij, e cila nuk e arriti suksesin e modeles të cilën e ka fotografuar. Tani në pension, ky shtatëdhjetëvjeçar thotë që Melania ishte zbulimi i tij më i madh.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm