E hënë, 13 Janar, 2025
0.8 C
Skopje

Snopçe duke mbrojtur Mexhitin i drejtohet Bexhetit: ”Nuk kam pritur që të kuptoni, nuk jemi në të njëjtin nivel”

Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit në pushtet VLEN, Halil Snopçe, në një fjalim të mbajtur në Kuvend, mbrojti zv.kryeministrin Izet Mexhiti dhe zëvendësministrin e MPB-së, Astrit Iseni, lidhur me interpelancat e parashtruara nga BDI.

Pas këtij fjalimi, koordinatori i BDI-së, Blerim Bexheti, reagoi duke deklaruar se nuk kishte kuptuar asgjë nga qëndrimi i Snopçes.

Kundërpërgjigja e Snopçes ishte e drejtpërdrejtë: “As nuk kam pritur që të kuptoni diçka sepse nuk jemi të njëjtin nivel,” tha ai, duke përforcuar qëndrimin e tij se opozita nuk ka bazë të kuptojë politikat e tyre.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm