E premte, 21 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Sokoli mes dy skuadrave kuq e zi

Shkup, 4 nëntor -Trajneri i njohur kosovar është në bisedime me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, por në bisedime më të thella është me skuadrën e Shkëndijës, bëjnë të ditur mediat kosovare. Kjo është konfirmuar nga burimet e besueshme të gazetës “Zëri”, të cilat bëjnë me dije se Sokoli dhe kuqezinjtë nga Tetova janë duke i negociuar disa detaje, por që janë tepër të rëndësishme për punën e një trajneri, e të cilat kanë ndikim direkt në rezultatet e skuadrës. Njëherësh, Sokoli është kandidat për ta marrë postin e Shqipërisë U-21, por aktualisht është shumë më afër Shkëndijës. I kontaktuar nga “Zëri”, Sokoli nuk ka dashur të komentojë asgjë, por as nuk i ka mohuar informatat e gazetës. Kujtojmë, Shkëndija ka mbetur pa trajner, pasi ka shkarkuar Bruno Akrapoviçin. Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare ka përparësi ta marrë drejtimin e Shkëndijës, të cilën e njeh shumë mirë, pasi edhe para disa vitesh e pati udhëhequr për një edicion. Ai gjithashtu ka qenë edhe trajner i Renovës dhe Milanos dhe me të dyjat është paraqitur nga dy herë në gara evropiane.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm