E premte, 4 Tetor, 2024
17.8 C
Skopje

Sommer zbulon si e ndihmuan aftësitë gjuhësore gjatë transferimit tek Interi

Nuk është sekret tani që Yann Sommer po kalon një periudhë të formës së mahnitshme në Milano. Kjo edhe sepse portieri helvet arriti të përshtatej në mënyrën më të mirë të mundshme me futbollin italian, me vendin e ri dhe me Interin. Gjatë një interviste që zvicerani dha për “Sport Bild”, ai foli edhe për vendbanimin në kryeqytetin e Lombardisë:

“Gjetëm vende në kopsht për fëmijët tanë dhe një shtëpi të bukur që ndodhet midis Milanos e Zvicrës. Terri ynë është rreth 45 minuta me makinë nga qendra e qytetit, kështu që kishte kuptim që të lëviznim në atë zonë”.

Sommer më pas zbuloi një prapaskenë, duke treguar sesi aftësitë e tij gjuhësore e befasuan dhe impresionuan pozitivisht Piero Ausilio, drejtorin sportiv zikaltër, gjatë negociatave për kalimin nga Bayern Munich tek Interi: “Para se të transferohesha, dija pak italisht. Kur gjërat me Interin u bënë më konkrete, e intensifikova mësimin e gjuhës. Tani po ndjek kurse të tjera online dhe po përmirësohem ngadalë”.

Si ishte të punoje me Neuer? Portieri helvet shpjegon: “Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. Pavarësisht dëmtimit të tij, ne shiheshim pothuajse çdo ditë dhe kishim një shkiëmbim të mirë mendimesh për ngjarjet”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm