E hënë, 13 Janar, 2025
0.8 C
Skopje

Sot ka filluar greva e të punësuarve në Avokaturën e Shtetit

Të punësuarit tek Avokati i Shtetit prej sot filluan grevë, duke kërkuar nënshkrim të marrëveshjes kolektive në të cilën do të parashihen shtesa të rrogës në vlerë prej 30 për qind.

Nga Sindikata e AOGJSH-së deklaruan se grevë ka në të gjitha zyrtat e Avokatit të shtetit në vend dhe se greva do të zgjasë deri në përmbushjen  e kërkesave.

Të martën e ardhshme, më 14 janar, pritet të protestojnë të punësuarit nga disa ministri sepse nuk u janë miratuar 30 për qind shtesë e rrogës. Protesta do të zgjasë gjysmë ore para objekteve të ministrive.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm