Maratona e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ vazhdon edhe sot me katër ndeshje në program që janë për tu zhvilluar.
Në fakt do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, pasi katër ekipet përfaqësuese nga Grupi E dhe katër të tjerat nga Grupi F do të zbresin në fushë.
Vëmendja do të jetë në Grupin E ku pas dy xhirove të para katër skuadrat si Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë pikë të njëjta nga tre.
Sllovakia do të përballet me Rumaninë në Deutrche Bank Park në Frankfurt, derisa Belgjika dhe Ukraina luajnë në MHP Arena në Stuttgart.
Të katër kombëtaret zbresin në fushë vetëm për fitore për të kaluar tutje.