E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Turqi – Portugali

Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe ditën e sotme, me tre ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar. Në fakt ditën e sotme përfundon edhe xhiro e dytë në Euro 2024.

Ndeshja e parë në program për tu zhvilluar është ajo mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke, që zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Volksparkstadion në Hamburg.

Nga ora 18:00 në Signal Iduna Park në Dortmund do të zhvillohet ndeshja kryesore e ditës së sotme, ku përballen Turqia dhe Portugalia.

Të dyja ekipet kanë marrë nga tre pikë në xhiron e parë dhe fitorja eventuale sot për njërën apo tjetrën skuadër do të thotë kalim i grupit tutje.

Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në RheinEnergieStadion në Koln me fillim nga ora 21:00. Belgjika do të kërkojë pikët e para në Euro 2024, në përballje me Rumaninë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm