E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

SPAK lejon Berishën të shkojë në Gjermani

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK në 3 shkurt në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”.

Merret vesh SPAK ka miratuar një kërkesë të Berishës për të mos u paraqitur, të motivuar me një angazhim në Gjermani.

Kërkesa është paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit dhe është miratuar sot nga prokurorët e çështjes.

Më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, ndërsa dhjetëra mbështetës u mblodhën para godinës së qelqtë.

Pak minuta zgjati vizita e kreut të Partisë Demokratike dhe në dalje tregoi se u kishte lënë një “kartolinë”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm