E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Spasov: Pensioni mesatar do të jetë 13.750 denarë

Me rritjen e pensioneve për pesë për qind që do të realizohet në javën e parë të dhjetorit, pensioni mesatar në Republikën e Maqedonisë do të arrijë 13.750 denarë. Për dallim, në vitin 2006 pensioni mesatar në shtetin tonë ka arritur rreth 7.680 denarë, deklaroi sot zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Sipas tij, ky është edhe një konfirmim për realizimin e masave dhe projekteve të Qeverisë së RM-së për përmirësim të drejtpërdrejtë të standardit jetësor të pensionistëve. Paralajmëroi se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me realizimin e, siç tha, projekteve reale dhe të realizueshme, me të cilat vazhdimisht do të përmirësohet standardi jetësor dhe i pensionistëve, por edhe të gjithë qytetarëve.

Spasov sot ishte për vizitë në komunën e Ilindenit ku u takua me kryetarin e kësaj komune Zhika Stojanovski dhe me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve po të kësaj komune.

Me përfaqësuesit e pensionistëve, megjithatë, siç potencoi, ka biseduar për të gjitha projektet e realizuara si projekti për rekreacion falas në banjë, me përfshirje të rreth 37.000 pensionistëve, projekti falas uikend turistik, projektet që e mundësojnë ose, megjithatë, e lehtësojnë lëvizjen dhe mobilitetin e pensionistëve, si transporti falas urban dhe në transportin hekurudhor.., por edhe për fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e azilit shtetëror të pleqve me të ardhura të ulëta, ose, persona të moshuar, materialisht të pasiguruar.

Nga shoqata e pensionistëve nga komuna Ilinden thonë se takimi me Spasovin ishte në kërkesë të tyre. Me këtë rast e theksuan bashkëpunimin e mirë edhe me vetëqeverisjen lokale dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm