E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Stërvitje simuluese e policisë për përballje me aksidentet e trafikut në Autostradën Petroves -Shkup!

Sot në autostradën Petrovec – Shkup, në organizim të MPB-së ishte realizuar stërvitja simuluese me skenar të përgatitur për përgjigje në situatë të aksidentit të trafikut.

Ishte simuluar aksidenti I trafikut midis një furgoni që transportonte migrant dhe një autobusi të udhëtarëve, ku ka viktima dhe numër të madh të lëndimeve.

Sipas MPB-së, qëllimi I stërvitjes, ka qenë kontrollimi I kapaciteteve, mundësive dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të MPB-së, MSH-së, Brigadës së Zjarrfikësve – Shkup, Shërbimit të Urgjencës dhe Kryqit të Kuq, gjatë një qasjeje të përbashkët të përgjigjes në situata të këtilla apo të ngjashme.

“Aktvitetet e këtilla duhet të kontribuojnë për avancaimin e koordinimit të institucioneve gjatë përgjigjeve dhe zgjidhjes së situatave të krizave të mëdha, me qëllim të ndërtimit të sistemit cilësor të menaxhimit me kriza që do të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve” – thonë nga MPB-ja.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm