Kupa e nëntë e Italisë, e fituar nga Interi dje kundër Fiorentinës, mbush tabelën e protagonistëve individualë, mes tyre Steven Zhang dhe Simone Inzaghi. Në fakt, djali i pronarit të “Suning” është bërë presidenti i tretë më i suksesshëm në historinë e klubit zikaltër.
Që nga viti 2018 ai ka fituar pesë trofe, një titull kampioni, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Baraz me të është Giacinto Facchetti, ndërsa ky klasifikim kontrollohet nga familja “Moratti”. Massimo është i pari me 11 trofe, babai i tij Angelo kishte fituar 7.
INTERI, PRESIDENTET MË FITUES NË HISTORI:
Massimo Moratti – 11 trofe
Angelo Moratti – 7 trofe
Giacinto Facchetti dhe Steven Zhang – 5 trofe
INZAGHI, TROFEU I KATËRT ME INTERIN – Kupa e tretë personale e Simone Inzaghit (një e ngritur me Lazio) është gjithashtu trofeu i katërt i fituar që kur ai drejtoi Interin: dy kupa kombëtare dhe dy Superkupa Italiane. Trajneri nga Piacenza u bë kështu trajneri i katërt më i suksesshëm i zikaltërve ndonjëherë pas José Mourinho, Roberto Mancini dhe Helenio Herrera. Ai ka një mundësi të madhe për të barazuar portugezin: më 10 qershor në Stamboll është finalja e Champions League kundër Manchester City…
INTERI, TRAJNERËT MË FITUES NË HISTORI
Helenio Herrera dhe Roberto Mancini – 7 trofe
José Mourinho – 5 trofe
Simone Inzaghi – 4 trofe