E mërkurë, 18 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

Stojançe Angellovit dhe drejtorëve tjerë plus 200 euro rrogë (VENDIMI)

Qeveria ka rritur për 13.8% pagat e zyrtarëve të emëruar. Bëhet fjalë rritjen e koeficientit të pagave nga 2.24 sa ka qenë deri tani, në  2.55 pikë, shkruan gazeta KOHA. Kështu që, drejtorët dhe funksionarët që emërohen nga Qeveria tani do kenë pagë më të lartë prej 12.784 denarë.

Është Sllobodan Trendafilov, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ai që ka akuzuar se pagat po rriten, por jo për punëtorët. Trendafilov ka publikuar vendimin e Qeverisë, në të cilin thuhet se drejtorëve, ndërsa përmendet drejtorit i Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim (Stojançe Angellov) i rritet koeficienti i pagës nga 2.24 në 2.55. Me këtë rritje, Angellovi që kishte pagë prej 92.375 denarësh, pagën e qershorit do ta marrë për 12.784 denarë më shumë, ose gjithsej 105.159 denarë (1705 euro)

Dallim prej 12.784 denarë rritje e pagës nga 1 qershori 2025, ose rritje prej 13.8% Çdokush e meriton rritjen e pagës, por punëtorët e meritojnë më shumë se funksionarët, dhe nëse nuk ka për rritje të pagave të punëtorëve, si ka për rritje të pagave të funksionarëve?”, shkruan Trendafilov.

Postimi i plotë i Sllobodan Trendafilovit:

BESONI APO JO, PAGAT PO RRITEN, VETËM JO PËR PUNËTORËT

Nëse rritja e pagave të punëtorëve që iu takon dhe që është 12.6% sipas Marrëveshjes Kolektive të Përgjithshme për sektorin publik, si dhe nevoja për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe për 100 euro rritje të pagave të tjera do ta rrisnin inflacionin, atëherë rritja prej 13.8% e pagës së një funksionari me siguri po ashtu ndikon në inflacion, por duket se e ul atë (arsyetim tjetër nuk ka).

Në Gazetën Zyrtare të sotme është publikuar Vendimi, me të cilin paga e funksionarit të zgjedhur nga Qeveria është rritur për 13.8%, përkatësisht koeficienti prej 2.24 rritet në 2.55, ose saktësisht aq sa janë parashikuar mjete në buxhet për rritjen e pagave këtë vit.

Nëse kemi parasysh se baza për llogaritjen e pagës së të zgjedhurve dhe të emëruarve është paga mesatare për vitin paraprak, atëherë njohuritë e mia modeste nga matematika thonë se:
41.239 den. x 2.24 = 92.375 den.
41.239 den. x 2.55 = 105.159 den.

Dallim prej 12.784 denarë rritje e pagës nga 1 qershori 2025, ose rritje prej 13.8%!

Çdokush e meriton rritjen e pagës, por punëtorët e meritojnë më shumë se funksionarët, dhe nëse nuk ka për rritje të pagave të punëtorëve, si ka për rritje të pagave të funksionarëve?

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm