KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Stoltenberg në Prishtinë: Po shqyrtojmë rritjen e përhershme të pranisë së NATO-s
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Rajon

Stoltenberg në Prishtinë: Po shqyrtojmë rritjen e përhershme të pranisë së NATO-s

20.11.2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Prishtinë më 20 nënor se aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pas shpërthimit të dhunës në shtator.

“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Aktualisht, ne jemi duke shqyrtuar rregullimet rreth pranisë sonë”, tha ai në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës në Prishtinë, e cila është në kuadër të një turi ballkanik, Stoltenberg tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë.

Advertisements

“Ne vërtetë po investojmë në sigurinë e këtij rajoni, sepse siguria e njerëzve në këtë rajon, stabiliteti në këtë rajon, ka rëndësi për sigurinë tonë”, tha ai.

Shefi i NATO-s tha se aleanca është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake “që përfshin Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu Kosovën”.

“Përgjegjësit për sulmet duhet të përballen me drejtësinë”

Duke folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nga një grup i serbëve të armatosur, ku mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, Stoltenberg tha se përgjegjësit për sulmin duhet të përballen me drejtësinë.

Ai tha se këtë mesazh do ta përcjellë edhe gjatë takimeve që do të zhvillojë më 21 nëntor në Beograd.

“Në shtator ne pamë një shpërthim serioz të dhunës në veri të Kosovës, që rriti shqetësimet se një konflikt i gjerë mund të rikthehej në Ballkanin Perëndimor. Në maj, trupat tanë të KFOR-it u sulmuan, me ç’rast u plagosën 93 ushtarë, disa rëndë, disa me plagë të përjetshme”, tha Stoltenberg.

“Sulme të tilla të dhunshme janë të papranueshme. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, shtoi shefi i NATO-s.

Për sulmin në Banjskë, Kosova e ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

“Themelimi i Asociacionit hap kyç drejt normalizimit”

Stoltenberg po ashtu mirëpriti draft-statutin e ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Themelimi i Asociacionit “do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të raporteve dhe drejt paqes së qëndrueshme në rajon”, tha Stoltenberg.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të aleancës ushtarake perëndimore, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancës.

Osmani: Rusia dëshiron të hapë front të ri në Evropë kundër Perëndimit

Për çështjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor foli edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se ai shihet në tri aspekte. E para, sipas saj është propaganda që mbështet qëndrimin e Serbisë sa i përket destabilizimit të rajonit. E dyta, janë armët që Rusia ia shet Serbisë, e të cilat më pas Serbia i përdor për të sulmuar Kosovën apo shtetet tjera. Dhe aspekti i tretë është mbështetja politike që Rusia i jep vazhdimisht Serbisë në përpjekjet për destabilizim.

“Këto bëhen këto të tria bashkë, është tepër e qartë që është në interes të Rusisë që të hapë edhe një front kundër Perëndimit. Dhe natyrisht këtë front dëshiron ta hapë në pjesë të Evropës të cilat ende nuk janë pjesë e NATO-s. Prandaj, kjo e bën edhe më imperative anëtarësimin tonë në NATO”, tha Osmani.

Osmani sërish fajësoi Serbinë për sulmin në Banjskë dhe shtoi se NATO-ja duhet të përcjellë një mesazh të qartë ndaj Beogradit: tërheqjen e trupave serbe nga afërsia e kufirit me Kosovën dhe mbylljen e qendrës humanitare serbo-ruse në Nish të Serbisë, që sipas Osmanit, shërben si një qendër spiunazhi.

Ajo tha se ka shqetësime që sulme sikurse ai në Banjskë mund të përsëriten, prandaj kërkoi që Serbia të ndëshkohet. Sipas Osmanit, informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë thonë se përmes strukturave ilegale, paramilitare, Serbia po vazhdon “të bëjë organizime të reja”.

“Roli i NATO-s dhe KFOR-it në parandalimin e destabilizimit të Kosovës është vendimtar”, tha Osmani, duke iu referuar incidentit të armatosur në Banjskë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, shefi i NATO-s do u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Takime të mira me Osmanin dhe Kurtin mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. NATO do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, shkroi Stoltenberg në X, që më herët njihej si Twitter.

Para Kosovës, Stoltenberg qëndroi në Bosnje e Hercegovinë, ku u takua me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt. Në Sarajevë shefi i NATO-s tha se aleanca është e shqetësuar me retorikën e ndarjes dhe me ndikimin rus në rajon.

Shefi i NATO-s porositi që të gjithë të përkushtohen për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

Vizita e Stoltenbergut në rajon vjen mes paralajmërimeve nga Ukraina se Rusia synon të nxisë konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian ka ndarë shqetësimet e Ukrainës, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus.

Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon, ka folur më 19 nëntor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Moska po dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “ta shpërqendrojë NATO-n”.

Pas Kosovës, shefi i NATO-s më 21 nëntor do të qëndrojë në Serbi, ku është paraparë të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren e këtij shteti Ana Bërnabiq. Po të njëjtën ditë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, ku do të takohet me krerët shtetërorë dhe do t’i drejtohet Kuvendit të këtij shteti.

Më 22 nëntor ai do të përmbyllë turneun ballkanik me një takim me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob.

TAGGED: #JensStoltenberg, #VjosaOsmani, Kosovë, NATO
KOHA 20.11.2023 20.11.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article VMRO-DPMNE: Incidenti në Kuvend është i orkestruar nga Apasiev, LSDM dhe BDI
Next Article Paqja është e pamundur, nëse Bibi sundon

Përzgjedhja e redaktorit

TREGUES I VARFËRISË: Shpenzime rekord për ushqime, më të shtrenjtët në rajon dhe Evropë (TABELA)

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim…

Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse…

THORACENTEZA: Nxjerrja e lëngut nga mushkëria: Çfarë duhet të dini?

Thoracenteza është një procedurë minimalisht invazive që përfshin futjen e një gjilpëre në hapësirën pleurale rreth mushkërive. Qëllimi është të…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rajon

Athina është nën presion të madh evropian, rreth ‘bllokimit’ të integrimit të Shqipërisë

Konsultime intensive diplomatike thuhet se po zhvillohen për të bërë Greqinë të pranojë dhe të dërgojë një letër në emër…

Rajon

Kurti dhe Rohde diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin…

Aktuale

Osmani: Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është ilaçi i vetëm

Duhet një qasje e koordinuar ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe përshpejtim i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në…

Rajon

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

Sekretari i NATO-s tha se Aleanca do të sigurojë stabilitetin e Ballkanit. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, bëri të ditur…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Stoltenberg në Prishtinë: Po shqyrtojmë rritjen e përhershme të pranisë së NATO-s
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?