Shkup, 8 nëntor – Gjashtë vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit që do të ndryshonte pasqyrën e natalitetit, është katërfishuar numri i lindjeve të fëmijës së tretë, por jo edhe të katërt. Për shumë familje benifitet e të pasurit katër fëmijë, që nënkupton përfitimin e një pensioni për nënën, nuk i kanë stimuluar mjaftueshëm për ta bërë një gjë të tillë. Nëse në vitet 2010-2011, atëherë kur kanë nisur të jepen pensionet e para numëroheshin 898-906 fëmijë, deri në fund të vitit të kaluar kjo shifër jo vetëm që nuk është rritur, por është reduktuar deri në 833 fëmijë. Por, “baby boom” ka ndodhur me fëmijën e tretë, ku nga mbi 5 mijë fëmijë që numëroheshin në vitin 2010, ky numër është katërfishuar pas pesë vitesh, duke arritur në rreth 21 mijë fëmijë në vitin 2015. Lindja e një fëmije të tretë, i mundëson prindërve përfitimin e një shumë mujore mbi tetë mijë denarë deri sa fëmija të mbushë moshën 10 vjeçare. Sipas të dhënave zyrtare, pas Shkupit, që është rajoni me numrin më të madh të fëmijëve (7 348), ai i Pollogut po ashtu çdo vit regjistron shifra në rritje të lindjeve (3328), ndërsa numra më të vegjël hasen në rajonet e Vardarit, Lindjes apo Pellagonisë, aty ku edhe kurba e natalitetit është vazhdimisht në rënie. Edhe fëmija i katërt është tipik për rajonin e Shkupit dhe Pollogut, aty ku edhe ruhet një konstante e numrit të lindjeve gjatë gjashtë viteve të fundit. Por pavarësisht numrit në rritje të fëmijës së tretë, pritshmëritë sa i takon natalitetit janë shumë larg parashikimeve… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.