E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës

Reperi, Arkimed Lushaj – Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, ka deklaruar ai.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm