Njerëzit që jetojnë me Covid për një kohë të gjatë pasi janë shtruar në spital kanë më shumë gjasa të shfaqin disa dëmtime në organet kryesore, sipas një studimi të ri.
Skanimet MRI zbuluan se pacientët kishin tre herë më shumë gjasa të kishin disa anomali në organe të shumta si mushkëritë, trurin dhe veshkat.
Studiuesit besojnë se ka një lidhje me ashpërsinë e sëmundjes, shkruan BBC.
Shpresohet që studimi në Mbretërinë e Bashkuar do të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve më efektive për Covidin afatgjatë.
Studimi, i botuar në Lancet Respiratory Medicine, shqyrtoi 259 pacientë të cilët u sëmurën aq shumë nga virusi sa u shtruan në spital.