Ansu Fati është jashtë planeve të trajnerit Hansi Flick. Pas një sezoni të shënuar nga lëndime dhe performanca të paqëndrueshme, sulmuesi 23-vjeçar është duke kërkuar një ekip ku mund të gjejë vazhdimësi.
Sevilla, e angazhuar në një proces rindërtimi, sheh te talenti i ri një burim për të tashmen dhe një bast për të ardhmen. Sipas “Fichajes”, drejtuesit e Seviljes po lëvizin konkretisht për të mbyllur marrëveshjen.
Ideja është si një huazim i lojtarit për një sezon ashtu edhe një transferim i përhershëm, nëse kushtet ekonomike e lejojnë. Ansu Fati preferon të qëndrojë në La Liga për të rifituar ritmin.
Edhe Real Sociedad po e ndjek me interes, por pa bërë ndonjë lëvizje konkrete, ndërsa klube të tjera si Girona po presin. Barcelona është gati të lehtësojë transferimin, e bindur se një kontekst i ri mund të jetë vendimtar për rikthimin e sulmuesit të ri.