E hënë, 16 Qershor, 2025
32.8 C
Skopje

Supergol i Gashit (VIDEO)

Sulmuesit e Kombëtares shqiptare kanë pasur një të diel të mrekullueshme. Pas Bekim Balajt që shënoi 2 gola ndaj Zenit në Rusi, Shkëlzen Gashi ka bërë mrekullinë në Amerikë me Colorado Rapids në ndeshjen e kthimit të “play-off”. Mesfushori me tipare sulmuese ka realizuar një tjetër gol spektakolar, nga rreth 40 metra, në ndeshjen kundër Los Angeles. Ka qenë minuta e 36-të, gjashtë minuta pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë, kur 28-vjeçari lëshoi një të majtë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për Los Angeles dhe kështu ndeshja kaloi në shtesë, takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit në kampionatin amerikan (MLS). Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë Gashi dëmtohet dhe për pasojë në pjesën e dytë zëvendësohet. Ndërsa për kundërshtarin hyjnë në fushë Gerrard dhe Kean. Nga pamjet filmike duket një dëmtim serioz dhe nëse rezulton i tillë, do të ishte një mungesë e madhe për ndeshjen me Izraelin, kur dihet forma jo e mirë e Cikalleshit dhe Lenjanit në të majtë të mesfushës. (telesport.al)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm