E hënë, 4 Nëntor, 2024
5.8 C
Skopje

Sveçla: Kosova s’është më zonë rehatie për kriminelët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin ministror për çështje të brendshme dhe drejtësi të organizuar nga prezidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Qeveria e Malit të Zi, ku ka thënë se Kosova prinë në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar.

“Falë përkushtimit të të gjitha institucioneve tona, vendi ynë sot prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin e këtyre dukurive si dhe nuk është më zonë rehatie si për grupe të ndryshme kriminale ashtu edhe për migrantë të parregullt”, ka shkruar ministri Sveçla në “Facebook” të hënën, duke shtuar se ky përkushtim do të vijojë.

“Duke njohur faktin se këto fenomene cenojnë sigurinë e vendit tonë, rajonit por edhe më gjerë, konfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha agjencitë e BE-së në mënyrë që së bashku të garantojmë stabilitet por edhe siguri për vendet tona dhe jo vetëm”, ka përfunduar ministri kosovar i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, në takimit ministror të zhvilluar të hënën në Budvë të Malit të Zi, palët kanë ranë dakord të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit për të luftuar rrjetet e krimit të organizuar rajonal dhe transnacional që merren me trafik të paligjshëm, përfshirë trafikimin e migrantëve dhe qenieve njerëzore, si dhe trafikimin e drogës dhe armëve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm