E premte, 20 Qershor, 2025
25.8 C
Skopje

Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Shqipërisë, Mejdani

 Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani.

Në takim, siç bën të ditur Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk u diskutua për rëndësia e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se përfundimi me sukses i perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë në forcimin e zhvillimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë.

“Së bashku e riafirmuam angazhimin tonë si vende fqinje dhe aleatë të NATO-s për të vazhduar me intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Mucunski.

Në fokus ka qenë dhe mundësia për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin qytetarët tanë.

Mucunski në Fejsbuk publikoi se në takim u shkëmbyen mendime dhe për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm