Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Japonisë në vend Kavahara Secuko, kumtoi MPB-ja.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, vullnetin për të nxitur bashkëpunimin si në nivelin strategjik ashtu edhe në atë operacional, si dhe u shkëmbyen iniciativa për ta thelluar atë përmes anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.
Të dyja palët konfirmuan vullnetin dhe angazhimin e tyre të fortë për të zhvilluar marrëdhënie dhe bashkëpunim të ndërsjellë, përmes propozimeve konkrete për zbatimin e tyre, theksohet në kumtesën e MPB-së.