Shkup, 24 tetor – Përbërja e re në ekipin maqedonas të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore mes Maqeodnisë së Veriut dhe Bullgarisë sot, pas një periudhe të gjatë duhet të takohet me kolegët e tyre nga pala bullgare.
Takimi i fundi i komisionit të përzier për çështje historike është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti u anulua me kërkesë të palës maqedonase.
Historiani Mitko Panov, i cili është pjesë e përbërjes së re që Qeveria e emëroi muajin e kaluar, mbrëmë në një intervistë për TV Sitel deklaroi se nuk mundet parakohe të thotë për pritjet nga takimi, por, tha se është optimist nëse arrihen parimet e shprehjes së lirë të qëndrimeve për histori
Theksoi se paraprakisht shpesh herë ka thënë se nuk pajtohet me konceptin e punës së Komisionit të kaluar, dhe theksoi se do të punojnë “të shkarkuar nga çfarëdo qoftë ndikime politike”, për shkak se, siç tha komisioni duhet të punojë në një atmosferë të këtillë që të diskutojë.
Përbërje e re e ekipit maqedonas nga komisioni i përbashkët është zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator. Kryetari i i ri i ekipit të RMV-së në komisionin e përbashkët është Vanço Gjorgjiev, profesor i Fakultetit Filozofik në Shkup, ndërsa krahas Mitko Panovit, anëtarë të Komisionit janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Llorovski.
Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017.