E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësuesit e IND-së dhe pjesëmarrësit në Trajnimin për lidership rinor dhe Samitin për politika

Presidentja e Shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot priti përfaqësuesit e Institutit Nacional Demokratik (IND) dhe pjesëmarrësit e Trajnimit të ardhshëm për Lidership Rinor dhe Samitit për politika të organizuar nga ky institut.

Nga kabineti Siljanovska-Davkova njoftojnë se përfaqësuesit e IND-së në takim e njoftuan presidenten për aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të mbështetjes dhe forcimit të institucioneve dhe proceseve demokratike në vend dhe e njohën me konceptin e programit dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të Trajnimit për lidership rinor dhe Samitit për politika që mbahet nga 15 deri më 17 korrik në Shkup.

“Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin afatgjatë të suksesshëm të IND-së me institucionet e RMV-së, i cili përbëhej nga një numër i madh iniciativash dhe aktivitetesh, dhe organizatorëve dhe pjesëmarrësve u uroi zbatim të suksesshëm të Trajnimit për Lidership Rinor dhe Samitit për politika”; theksohet në kumtesën.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm