E hënë, 16 Qershor, 2025
33.8 C
Skopje

Takime të Mucunskit me ministra francezë, në fokus eurointegrimet dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Paris sot realizoi takim me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar i Francës për Evropën.

“Folëm për progresin e vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, situatën aktuale politike në rajon dhe rëndësinë e rolit tonë si një faktor përgjegjës që kontribuon në mënyrë aktive në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkroi Mucunski në faqen e tij në Fejsbuk.

Njëherësh, shton ministri, që të dy konfirmuan mbështetjen e fortë dhe domethënëse nga Franca për perspektivën tonë evropiane.

“Theksova përkushtimin e fortë të vendit ndaj reformave dhe anëtarësimit të plotë në Union, si dhe qëndrimin tonë parimor në lidhje me integrimin evropian – bazuar në parashikueshmëri, kredibilitet dhe rregulla të qarta në proces”, deklaroi Mucunski.

Më parë, Mucunski u takua me nikoqirin e tij, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan- Noel Baro.

“Shprehëm së bashku kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të fortë dhe të thelluar midis dy vendeve – si në nivelin politik ashtu edhe atë ekonomik, duke forcuar bashkëpunimin midis kompanive dhe qeverive. Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen nga Franca pas tragjedisë në Koçan”, shkroi Mucunski.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm