Ekziston një taktikë sipas Jonah Berger që i bën njerëzit të thonë atë që ju mendoni. Berger është profesor i marketingut në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë dhe autor librash “best-seller”. Ai ka publikuar mbi 50 artikuj gazetareskë dhe ka shkruar për “The New York Times”, “The Wall Street Journal” dhe “Harvard Business Review”. Është autor i librit “Fjalët Magjike”, “Influenca e padukshme” apo “Si të ndryshosh mendjen e çdokujt”. Si ekspert marketingu dhe komunimimit, ai e shpjegon taktikën e bindjes kështu:
Së pari, ka shumë rëndësi formulimi i pyetjes. Përshembull, në vend që t’i thuash dikujt që të punojë, mund t’i drejtosh pyetjen: A mund të më ndihmosh? Duke i kthyer veprimet në identitete, ju mund t’i bëni njerëzit shumë më të prirur për t’u përfshirë në veprimet që doni.
E njëjta taktikë mund të përdoret gjithashtu për të bindur veten, apo perceptimet që kemi mbi çfarë duam të bëjmë. Të thuash që të pëlqen të gatuash është një gjë, por ta quash veten kuzhinier është një identitet. Berger na tregon se sa e rëndësishme është të theksojmë aftësitë tona të komunikimit. Duke ndryshuar vetëm një fjalë, ne mund t’i bëjmë njerëzit të përmbushin kërkesat tona në mënyrën më efektive. Fjalët janë “magji” dhe ne duhet t’i përdorim ato me mjeshtëri. Sado të shkëlqyera të jenë idetë tuaja, nëse nuk i radhitni fjalët siç duhet, askush nuk do ju dëgjojë.