Rrjeti social Facebook do të shtojë edhe mundësi të tjera për përdoruesit e tyre, pasi bleu kompaninë e sapozhvilluar ‘FaceMetrics’. Ky aplikacion bën regjistrimin e gjesteve të fytyrës dhe mund të përdoret nga Facebook në të ardhmen që njerëzit të mund të pëlqejnë ndonjë fotografi vetëm përmes lëvizjeve të muskujve të fytyrës. Një burim nga Facebook i tha agjencisë franceze AFP se njerëzit po kërkojnë mënyra më të shpejta dhe më të lehta për të komunikuar përmes platformës, prandaj zhvillimet nuk do të ndalen me kaq. Kështu, duket se rrjeti social më i përhapur në botë po e ndjen konkurrencën nga kompani të tjera që kanë fituar territor në botën e teknologjisë si Snapchat.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër