E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Tani punëtorët e Jugohromit do të protestojnë

 

 Tetovë, 7 nëntor – Pas mbylljen së Jugohromit që nga 31 tetori e këndej, 690 punëtorë kërkojnë zgjidhjen e fatit të tyre pasi që, siç shprehen ata, kanë ngelur pa punë. Pas shumë takimeve mes Sindikatës së Punëtorëve dhe Drejtorisë, gjegjësisht menaxhmentit të Kombinatit “Jugohrom”, është arritur një marrëveshje që kontratat të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji. Këtë e vërteton edhe Bajram Amitit, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Kombinatin Jugohrom. “Kemi pasur një takim me drejtorin e përgjithshëm dhe menaxhmentin e Kombinatit Jugohrom dhe kemi rënë dakord që kompania të na vazhdojë kontratat deri në fund të këtij muaji, pra deri në fund të nëntorit. Po ashtu jemi pajtuar që punëtorët të mos lëshohen në shtëpi, ndërsa ata që nuk kanë shfrytëzuar pushimin vjetorë, të njëjtin ta shfrytëzojnë, ndërsa të tjerët shkojnë në pushim të dhunshëm dhe të marrin 70 për qind nga rroga që kanë marrë deri më tani”, tha Amiti. Në ndërkohë, edhe pse ka një marrëveshje që deri në fund të këtij muaji të mos ketë protesta, megjithatë punëtorët shumë shpejtë do të dalin në protesta. “Edhe pse ka një marrëveshje, megjithatë ne do të dalim në protesta shumë shpejt, sepse, sipas matjeve të fundit, gjegjësisht ditën e enjte të javës së kaluar ndotja ka qenë e lartë, kurse Jugohrom nuk ka punuar, gjegjësisht i ka pasur të ndalura furrat. Kërkesat tona do të jenë që Ministria e Ekologjisë të bëjë matje serioze dhe të sakta se nga vjen ndotja, sepse ky është një tregues se Jugohrom nuk është ndotësi më i madh ashtu siç pretendohet”, deklaroi Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Jugohromit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

 © Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm