E mërkurë, 18 Qershor, 2025
23.8 C
Skopje

Taravari: 95% e të punësuarve në institucione janë maqedonas, dhe vetëm 5% shqiptarë

Qindra vende pune po krijohen në institucione, dhe përqindja e përfaqësimit është diku rreth 5% shqiptarë dhe 95% maqedonas, tha mbrëmë për “Kanalin 10” të Kosovës, kreu i një krahu të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

“Kjo është skandaloze dhe nëse do të mbeteshim në VLEN dhe në Qeveri, si do t’i kalojmë zgjedhjet lokale që janë më 12 ose 19 tetor dhe si do t’u themi qytetarëve të votojnë për ne?!” pyeti Taravari.

Ai shtoi se gabimi i vetëm që bënë si VLEN ishte se shpejt u bënë koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në dhe me kushtin e vetëm rrugën evropiane.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm