E shtunë, 17 Maj, 2025
11.9 C
Skopje

Taravari i dëshiron zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm

”E di, por ajo nuk prish punë. Mund të ketë 1-2 deputetë që dalin nga ata shkojnë te ata, por nuk prish punë ajo. Unë parimisht e kam thënë se më shumë jam për zgjedhje lokale dhe më pas të shkohet në zgjedhje parlamentare vitin e ardhshëm eventualisht. Po shikoni, zgjedhjet parlamentare varen vetëm prej VMRO-së. Krejt mund të kemi dëshira, por nëse VMRO-ja vendos se mund të shkohet, ne patjetër e kemi ta pranojmë dhe do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Arben Taravari për Televizionin 21. Ai këtë qëndrim e arsyetoi se gjithçka varet nga VMRO e cila siç tha ai ka shumicë parlamentare dhe nuk ka gjasa që me zgjedhjet lokale te shkohet edhe në zgjedhje parlamentare.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm