Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka theksuar se ka përfunduar furnizimi publik për sigurimin e insulinës për dy vite. Sipas Taravarit është nënshkruar kontratë si dhe është kryer furnizimi i farmacive dhe spitale me ilaçin për rregullimin e sheqerit në gjak.
“Si Ministri e Shëndetësisë edhe Komisioni kombëtar për diabet kanë vendosur që të bëjnë prokurimin e insulinës çdo dy vjet, gjë që më pëlqen. Është shumë më racionale, që të mos ketë mungesë, ajo sigurohet çdo vit, dhe pastaj, deri në momentin që bëhet prokurimi, ndonjëherë ka mungesë dy-tre ditore ose deri në 10 ditë. Do të sigurohet çdo dy vjet, kështu është përfunduar tashmë prokurimi publik, është nënshkruar kontrata me furnizuesin standard, e njëjta gjë për gati 10-15 vjet. Ky është racionalizim dhe mendoj se është më mirë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata me diabet, deklaroi Taravari.