Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe njëri nga liderët e VLEN-it, ka komentuar deklaratën e Afrim Gashit, i cili tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer. Taravari theksoi se këto janë lojëra fjalësh, ndërsa tha se “gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase”.
“Mund të kemi lojë fjalësh sa të duam, gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase, këtu pajtohemi të gjithë. Para vitit 1991 gjuhë zyrtare në Maqedoni kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqedonase dhe gjuha e 20 përqind të popullatës që e flasin atë gjuhë. Ne duhet të punojmë në këtë drejtim, pasi gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase. Ne duhet të inisistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë edhe si fjalë, jo si përqindje”, tha Taravari.
Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tha se nuk mund të bëhen pa VMRO-DPMNE-në.