E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

“Target” targeton shërbimin sekret

Shkup, 18 nëntor – “Target” është rasti më i ri që e ka ngritur Prokuroria speciale publike, e i cili ka të bëjë me ndjekjen joligjore të komunikimeve në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, raporton gazeta KOHA. Prokurorja speciale, Katica Janeve në konferencë për shtyp prezantoi hetimin për rastin “Target”, ku dyshohet se 10 persona të punësuar në policinë sekrete të Maqedonisë (DSK) kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme 5.827 qytetarë të Maqedonisë. Sipas saj, ky përgjim i bisedave telefonike është bërë mënyrë të paligjshme, pasi Kushtetuta garanton privatësinë e qytetarëve, ndërsa përmes përgjimit janë të shkelur të drejtat elementare të njeriut. Ndërkohë, prokuroja Fatime Fetai sqaroi mënyrën se si të punësuarit në DSK duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe përmes sistemit të përgjimit, pa asnjë urdhër gjyqësor, kanë vendosur në sistem mbi 5.000 numra të telefonave, të cilat janë përgjuar vazhdimisht. Ajo tha se PSP e ka obligim moral që t’ju sqaroj qytetarëve se në çfarë mënyre DSK ka përgjuar qytetarët e Maqedonisë nga periudha e vitit 2008-2015. Sipas Fetait, këta funksionarë të DSK kanë shkelur nenin 373 alinea 5. Bëhet fjalë për tre personat e angazhuar në udhëheqësin më të lartë të DSK-së të cilët kanë organizuar gjithë përgjimin. “Në periudhën 2008-2015 janë përgjuar 4.286 numra të telefonit celular pa urdhër gjyqësor”, tha mes tjerash Fetai. Ndryshe, prokurorja Janeva tha se është i pashmangshëm fakti se shteti mund të depërtojë në jetën private të qytetarit, por vetëm në raste të caktuara kur rrezikohet siguria kombëtare e shtetit.  Prokuroria speciale publike deri tani ka ngritur hetime për rastet “Tortura”, “Titanik”, “Transporter”, “TNT”, “Fortesa”, “Thesari”, “Toplik” dhe “Tenderë”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm