Disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Bi-Bi-Si
Mes viktimave ka nxënës dhe mësimdhënës, ndërsa besohet se sulmuesi u vetëvra në tualetin e shkollës.
Mediat lokale raportojnë për tetë të vrarë, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sipas servisit publik ORF, një orë pas raportimit për të shtënat me armë, po vazhdon operacion i madh policor.
Policia pak më vonë kumtoi se shkolla ishte evakuuar me sukses. “Situata është e sigurt”, kumtoi policia. “Nuk pritet asnjë rrezik i mëtutjeshëm”.
Servisi radiodizuziv publik ORF citoi policinë e cila kumtoi se disa persona janë vrarë ose janë plagosur rëndë në sulm, mes të cilëve nxënës dhe mësimdhënës.
Kryetarja e Gracit, Elke Kar deklaroi se sulmuesi është midis të vrarëve. ORF më herët publikoi se besohet se sulmuesi ishte nxënës në shkollë, transmeton Dojçe vele.
Gazeta ditore Kronen Cajtung publikoi se të paktën tetë persona u vranë në sulm. Theksoi se numri i të lënduarve është “dyshifror”.
Policia kumtoi se është përdorë helikopter si pjesë e operacionit.