Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar.
Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore.
Për këtë nismë kanë reaguar edhe nga LSDM. Nga kjo parti thonë se Qeveria dhe OBRM-PDUKM-ja janë fajtorë që që tendenca nga rajoni për bojkotimin e supermarketeve po përhapet edhe tek ne.
Aktualisht qytetarët në rrjetet sociale shpallin bojkot të tregjeve. Paaftësia dhe mosgatishmëria e Mickoskit për t’u përballur me rritjet jonormale të çmimeve, fushatat e rrejshme të PR për shporta dhe moskujdesi ndaj qytetarëve, bëjnë që qytetarët të merren vetë me problemin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.