Në konferencën nga ana e ekspertëve siç janë sociologët dhe psikologët, u tha se fëmijët edhe pse kanë mundësi të plota për t’i kërkuar të drejtat e tyre, shpesh herë ata nuk e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Poashtu, sipas përfaqësuesve të shkollave prezent është edhe bullizmi, por në shumicën e rasteve fëmijët heshtin në këto dukuri
Vjollca SADIKU
Dibër, 20 maj – Në Komunën e Dibrës janë realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, por anketat e realizuara në terren thonë se duhet të vazhdohet me projektet për një të drejt ligjore për fëmijët. Në këtë drejtim patjetër një vend të veçantë ka pushteti vendor dhe institucionet të tjera në Dibër. Kjo mes tjerave u theksua në Konferencën lokale që u mbajt në Dibër në organizim të Ambasadës të parë të fëmijëve “Megjashi” me temë, “Roli i komunës në realizimin e të drejtave të fëmijëve”. Sidomos një angazhim më të madh ka nevojë të ketë mes trekëndëshit shkollë-prind dhe fëmijët.
Duke komentuar situatën e të drejtave të fëmijëve në Dibër, kryetari Hekuran Duka ka theksuar se roli i komunës në realizimin e të drejtave të fëmijëve është i madh. Ai ka theksuar se pushteti vendor në Dibër në kontinuitet ka realizuar projekte që kanë të bëjnë me jetën më të mirë të fëmijëve. Duke realizuar projekte të ndryshme në bashkëpunim me shkollat, çerdhet dhe institucionet të tjera, janë dhënë shumë informata që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të fëmijëve. “Aktiviteti që ka të bëjë me rolin e komunës në të drejtat e fëmijëve që realizohet nga Ambasada Megjashi është shumë domethënëse. Në këto aktivitete faktikisht në mënyrë të denjë dhe efektive realizohen aktivitete në të cilët jepen sugjerime nga institucionet e ndryshme kompetente që kanë të bëjnë me njohjen e fëmijëve me të drejtat e tyre”, tha Duka. Përfaqësuesi i Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac tha se kur janë në pyetje e të drejtave të fëmijëve, bashkëpunimi me komunën e Dibrës është në nivelin më të lartë. Edhe kjo konferencë tregoi se komuna në koordinim me institucionet të tjera luan rol shumë domethënës në realizimin e të drejtave të plota të fëmijëve.
Në konferencën nga ana e ekspertëve siç janë sociologët dhe psikologët, u tha se fëmijët edhe pse kanë mundësi të plota për t’i kërkuar të drejtat e tyre, shpesh herë ata nuk e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Poashtu, sipas përfaqësuesve të shkollave prezent është edhe bullizmi, por në shumicën e rasteve fëmijët heshtin në këto dukuri. Shpesh herë prindit janë ata të cilët merren vesh mes vete për dhunën apo ofendimet e tjera që marrin nxënësit në shkollë. Përfaqësuesja e pushtetit vendor Armira Sharku, në këtë takim ftoi prindërit dhe normalisht nxënësit gjithmonë në mënyrë të qartë të paraqesin bullingun ndaj tyre dhe të mos heshtet kjo dukuri negative në shoqëri. Zyrtarisht nuk ka dhunë ndaj fëmijëve dhe nuk janë regjistruar raste të këtilla. Por, jozyrtarisht mësohet se ka probleme në këtë drejtim. Këtë e theksuan përfaqësuesit e policisë të Dibrës prezent në këtë takim. Ata potencuan se dhuna edhe pse është prezent jo vetëm ndaj fëmijëve por edhe ndaj të rriturve, jo gjithmonë paraqitet tek institucionet kompetente. Një vend të veçantë për këtë problematikë ju dha edhe nevojës për një bashkëpunim më të madh rreth përfaqësuesve të shkollave dhe fëmijëve si dhe rëndësisë për të përdorur edhe inteligjencën emocionale dhe shëndetin mendor tek adoleshentët. U debatua edhe rreth vendimeve që duhet vet t’i sjellin nxënësit për çka një prezantim dinjitoz dha edhe anëtari i parlamentit të fëmijëve në shkollën e mesme “Zog Fetahu”, i cili foli për nevojën që të rinjtë duhet vet të sjellin vendime. (koha.mk)