Fushata promovuese e sezonit të 7-të të Black Mirror ka ngatërruar realitetin me imagjinatë, duke bërë që shumë të besojnë se çipi Nubbin për rivizitimin e kujtimeve është një teknologji e vërtetë. Nubbin, një çip i pretenduar për trurin që lejon përdoruesit të rivizitojnë kujtimet, është në fakt një strategji marketingu për sezonin e ardhshëm të Black Mirror.
Internetin po e mbulon një teknologji misterioze të quajtur “Nubbin” – një çip i implantueshëm në tru që pretendon të lejojë përdoruesit të rikujtojnë kujtime, të jetojnë sërish ëndrrat, dhe të arratisen plotësisht nga realiteti. Nëse tingëllon si diçka nga Black Mirror, kjo është për shkak se është. Fushata promovuese e Black Mirror, ngatërron kufinjtë mes realitetit dhe imagjinatës, duke ngjallur emocion tek fansat para premierës.
Fushata promovuese e sezonit të 7-të të Black Mirror kishte bërë që fansat të besonin se “Nubbin” ishte një produkt i vërtetë. Çipi, i zhvilluar nga një kompani e quajtur TCKR Systems, premtonte të çonte përdoruesit në një gjendje “virtuale” – praktikisht një botë ëndrrash të kuruara që bazohen në rikujtime. “Realiteti i përsosur? Është gjithçka në kokën tënde,” thotë guximshëm faqja e tyre e internetit. “Realiteti është i mërzitshëm. Ka ardhur koha për diçka më të mirë”.