E mërkurë, 18 Qershor, 2025
23.8 C
Skopje

Teknologjia “sfidon” njerëzit! Shpiken lentet me të cilat shikon edhe me sy mbyllur

Shkencëtarët kinezë kanë shpikur një lloj të ri lenteje kontakti që mundëson shikimin në errësirë. Me këto lente mund të shikoni madje edhe me sytë e mbyllur. Këto lente janë të pajisura me nanopjesëza të integruara në një polimer fleksibël dhe transparent, të ngjashëm me materialet tradicionale të përdorura për lentet e zakonshme. Por, ndryshe nga lentet e zakonshme nanopjesëza janë të afta të konvertojnë dritën infra të kuqe, të padukshme për syrin e njeriut, në drita të dukshme të kuqe, jeshile dhe blu. Sipas shkencëtarëve ky zhvillim mund të hapë rrugën për pajisje të lehta dhe jo-invazive që përmirësojnë shikimin e njeriut, veçanërisht në errësirë, mjegull ose pluhur, ku drita infra të kuqe depërton më mirë se drita e dukshme.

Eksperimenti u bë fillimisht tek kafshët, ku testet fillestare demostrun aftësinë për të perceptuar dritën infra të kuqe, e cila është konfirmuar nga zgjedhjet e sjelljes dhe aktiviteti i trurit. Testet te njerëz treguan se përdoruesit mund të zbulojnë dhe lokalizojnë sinjale drite infra të kuqe që ndizen dhe fiken, si me sytë e hapur ashtu edhe me sytë e mbyllur.

Efekti është më i fortë i lenteve është kur sytë janë të mbyllur, për shkak të depërtimit më të mirë të dritës infra të kuqe përmes qepallës. Megjithatë, qartësia e imazhit mbetet një sfidë për shkak të afërsisë së lentes me retinën, duke bërë që detajet e imazhit të jenë të mjegullta. Për të kompensuar këtë, ekipi ka zhvilluar syze shtesë që përdorin të njëjtën teknikë, duke ofruar një pamje më të qartë. Kjo mund të jetë një ndihmesë dhe shpresë për të gjitha ata njerëz daltonikë, të cilët kanë verbëri ngjyrash, duke i konvertuar ngjyrat e vështira për t’u dalluar në ngjyra që janë më të lehta për t’u perceptuar. Risitë e mëtejshme synojnë të përmirësojnë rezolucionin dhe ndjeshmërinë, duke mundësuar kështu revolucionimin e ndihmës për shikimin dhe mjetet e mbikëqyrjes.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm