E hënë, 19 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Tentativa e njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të shtunën për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë votim të fshehtë për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

Seanca do të vazhdojë sot

PDK, LDK dhe AAK e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërsa VV ka thënë se nuk do e ndërrojnë kandidaten.

Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.

Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.

Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.

Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm