E shtunë, 14 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Tërmet prej 6.4 ballëve në Kili

Santiago, 4 nëntor – Tërmet me intensitet prej 6.4 ballë sipas shkallës Rihter sot i ka lëkundër ndërtesat në kryeqendrën kiliane Santiago dhe ka shkaktuar panikë tek popullata, por sipas autoriteteve, tash për tash nuk ka informacione për dëme eventuale, njoftuan agjencitë botërore. Sipas shërbimit kilian për situata të jashtëzakonshme, bëhet fjalë për ngjarje të “madhe” sizmike që e ka përfshirë rajonin e kryeqendrës dhe gjithë pjesën qendrore të këtij vendi jugoamerikan. Sipas Institutit gjeofizik amerikan, epiqendra e lëkundjes ka qenë rreth 45 kilometra në verilindje të qytetit Talka dhe në juglindje të Santiagos, ndërsda ka qenë në thellësi prej rreth 90 kilometra. Komanda e flotës ushtarako-detare kiliane kumtoi se nuk ka bazë që të pritet cunami përgjatë bregdetit kilian.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm