E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Testi i thjeshtë që zbulon sa të shëndetshëm jeni

Testi i ngritjes nga ulja është një matës i dobishëm për forcën dhe ekuilibrin, veçanërisht tek të moshuarit. Kryerja e këtij testi mund të ndihmojë në parashikimin e problemeve shëndetësore dhe mund të ofrojë një pasqyrë mbi rrezikun për rrëzime dhe sëmundje kardiovaskulare

 

Të ngrihesh nga një karrige mund të duket një detyrë tepër e thjeshtë, por aftësia juaj për ta bërë këtë ka shumë për të treguar për shëndetin tuaj. Për ta vlerësuar këtë, mjekët përdorin testin e ngritjes nga ulja (STS), i cili mat numrin e herëve që mund të ngriheni nga një pozicion i ulur në një pozicion të qëndrueshëm brenda 30 sekondave.

Ky test kryhet zakonisht në ambientet e mjekëve si një mënyrë për të bërë një kontroll shëndetësor për individët më të moshuar, por mund të kryhet lehtësisht edhe në shtëpi. “Ky test është shumë i dobishëm, sepse na tregon kaq shumë për sa mirë funksionojnë njerëzit”, thotë Jugdeep Dhesi, mjeke specialistë e geriatrikës në Spitalin Guy’s dhe St Thomas’ të Londrës. “Na tregon për forcën e tyre, ekuilibrin dhe fleksibilitetin. Studimet kanë sugjeruar se mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të disa problemeve, si rrëzimet, sëmundjet kardiovaskulare, apo madje rrezikun më të lartë për vdekje”. Për të bërë testin në shtëpi, ju nevojitet një karrige dhe një ndihmës matës, si një orë apo telefon. Për të kryer testin, uluni në mes të karriges, mbështillni duart të kryqëzuara mbi supe dhe mbani shpinën drejt me këmbët në tokë.

Pastaj shtypni butonin e fillimit në orë dhe ngrihuni në pozicionin e plotë të qëndrimit para se të uleni përsëri. Përsëriteni këtë për 30 sekonda, duke numëruar sa herë mund të ngriheni në një pozicion të plotë të qëndrimit.

Ky test përdoret kryesisht për të moshuarit mbi 60 vjeç, por është përdorur gjithashtu për individë më të rinj. Agjencia publike e shëndetit në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka përshkruar rezultatet mesatare për grupe të ndryshme moshe. Rezultatet më të ulëta se mesatarja mund të tregojnë një rrezik për shëndet të dobët.

Për shembull, për një person të moshës 60-64 vjeç, mesatarja është 14 për meshkuj dhe 12 për femra. Ndërsa për një individ të moshës 85-89 vjeç, mesatarja është 8. Megjithatë, këto rezultate mesatare nuk marrin parasysh historinë mjekësore të individit – siç mund të jenë operacionet apo dëmtimet e fundit. Testi mund të jetë gjithashtu i dobishëm për individët më të rinj ose ata që nuk kanë probleme shëndetësore, pasi është një matës i mirë i formës fizike, sidomos i forcës dhe qëndrueshmërisë së muskujve të pjesës së poshtme të trupit. Në një studim në Zvicër, hulumtuesit kërkuan që gati 7,000 të rritur të bënin testin STS dhe më pas krahasuan rezultatet. Ata gjetën se mesatarja për individët 20-24 vjeç ishte 50 ngritje për meshkuj dhe 47 ngritje për femra.

Studimet tregojnë se sa mirë e kryeni testin mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj të brendshëm. Për shembull, një rezultat i ulët në test mund të identifikojë individët që mund të jenë më në rrezik pas operacioneve ose trajtimeve të kancerit.

Një rezultat i dobët gjithashtu sugjeron që zemra dhe mushkëritë e një personi mund të mos funksionojnë siç duhet, duke i rrezikuar ata nga ngjarje si infarkti, goditje në zemër dhe dështimi i zemrës. “Çfarë na shqetëson vërtet është që nëse njerëzit nuk mbajnë forcën, ekuilibrin, fleksibilitetin dhe shëndetin kardiovaskular, ata janë më të prirur për tu rrëzuar”, thotë Dhesi. Afro 30% e individëve mbi 65 vjeç rrëzohen çdo vit, dhe ky përqindje arrin deri në 50% për ata mbi 80 vjeç. as një rrëzimi, shumë njerëz shpesh bëhen të frikësuar nga mundësia e një tjetër, duke i bërë ata më pak të gatshëm për të dalë, duke çuar në izolim shoqëror. “Po, nëse keni frikë nga mundësia për tu rrëzuar, nuk do të dilni dhe nuk do të bëni aktivitete të tjera. Kështu, bëhet një rreth i egër,” thotë Dhesi.

Një studim i vitit 2012 ka zbuluar që një variacion i testit STS ishte një “parashikues i rëndësishëm i vdekshmërisë” për të rriturit midis moshave 51 deri në 80 vjeç.

Individët që kishin një rezultat të ulët ishin pesë deri në gjashtë herë më të rrezikuar të vdisnin gjatë një periudhe gjashtëvjeçare sesa ata që kishin rezultatet më të larta.

Megjithatë, Dhesi thekson se ndonëse testet si STS janë një tregues i mirë të shëndetit, ato nuk mund të parashikojnë sa do të jetojë një person. Sipas Dhesi, mënyra më e mirë për të përmirësuar rezultatet është të qëndroni sa më aktivë dhe të lëvizni sa më shumë të mundeni. Nëse jeni në gjendje, thjesht ecni lart dhe poshtë në dhomën tuaj dhe sigurohuni që të ngjiteni dhe zbrisni shkallët të paktën tre ose katër herë në ditë. Dhesi gjithashtu i këshillon njerëzit të shkojnë dhe të marrin pjesë në klasa ushtrimesh nëse mundeni. Shumë palestra ofrojnë programe ushtrimesh për të moshuarit. “Një përfitim shtesë është kontakti shoqëror përveç atij fizik. Dhe ne e dimë që ky është një aspekt i rëndësishëm ndërsa plakesh – vetmia dhe izolimi shoqëror mund të jenë shumë dëmprurës për shëndetin tuaj”.

Njëkohësisht, aktivitete të tjera të rekomanduara përfshijnë ruajtjen e lëvizshmërisë dhe bërjen e punëve të shtëpisë. Për të moshuarit, lojërat me nipat e mbesat mund të jenë shumë të dobishme – duke u ulur me ta në tokë dhe duke u ngritur nga toka. Përsëri, aktivitete të thjeshta mund të bëjnë një ndryshim: Ngrituni dhe shtrihuni pas një periudhe uljeje, ecni për në dyqan në vend që të përdorni makinën, ose kopshtari.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm