E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Thaçi dekoron personalitete nga Maqedonia që kontribuuan në çlirimin e Kosovës

Shkup, 15 nëntor – Me rastin e 108-vjetorit të Kongresit të Manastirit – Ditës së Alfabetit Shqip, presidenca e Republikës së Kosovës do të dekorojë në Shkup personalitete të shumta nga Maqedonia e që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës, raporton gazeta KOHA. Dekoratat, të hënën në një ceremoni solemne në hotelin “Aleksandar Palace”, do t’i ndajë vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa do të dekorohen ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve, personalitete nga jeta politike, akademike, kulturore dhe të tjerë, të cilët siç merr vesh gazeta KOHA, kanë dhënë kontribut në shumë sfera për Kosovën shtet. Informacionet jozyrtare nga kabineti i presidentit Thaçi informojnë se dekorata do t’u shpërndahen më shumë se 50 personaliteteve nga Maqedonia.

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm