Kremrat e ndryshme për thembrat e plasaritura kërkojnë shumë mund dhe të holla, e ndodh që të gjitha këto të mos japin fare rezultate. Kështu mendoni për një zgjidhje tjetër natyrale dhe idealja është të zgjidhni limonin.
Si fillim, zgjidhni limonin që është mjaftueshëm i madh për t’jua mbuluar shputën, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar përgatisni një limonadë për vete, e për rregullimin e thembrave ju nevojitet vetëm lëkura e frutit. Në fillim do të keni një ndjenjë të çuditshme, por shpejt do të mësoheni.
Kur ta keni pozicionuar limonin që të mbulojë pjesët e vrazhda, mbathni çorapen. Lëngu nga limoni do të heqë lëkurën e thatë. Nevojitet që limonin ta lini të veprojë një orë, ose ta mbani gjatë natës.