E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Tierri Henri: Kam vuajtur depresionin

Ish-sulmuesi Tierri Henri padyshim konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit teksa fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998.

Por së fundmi zbuloi se ka vuajtur depresionin në kohën kur ishte futbollist dhe se gjithashtu periudha e izolimit nga COVID e bëri shumë të ndjeshëm aq sa nuk i mbante lotët.

“Gjatë karrierës sime kam qenë në depresion, por nuk e kam kuptuar. Nuk kam bërë asgjë për ta kaluar atë gjendje, thjesht jam përshtatur. Kam gënjyer për një kohë të gjatë pasi e dija se shoqëria nuk ishte gati për të dëgjuar atë që unë kisha për të thënë.

Periudha e COVID-it më bëri shumë të ndjeshëm. Isha i izoluar dhe për një vit nuk munda të takoja fëmijët e mi. Qaja thuajse çdo ditë pa pasur një arsye konkrete, besoj se ishin lot që ishin mbledhur prej shumë kohësh. Kisha nevojë të çlirohesha dhe kuptova se ishte ai Henri i vjetër që po qante. Po qaja për çdo moment të kaluar ku isha munduar të tregohesha i fortë”, u shpreh Henri.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm