Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi. Ideja evropiane nuk duhet të shndërrohet në shantazh bilateral, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në intervistën për Agjencinë e pavarur të lajmeve ballkanike (IBNA), duke theksuar angazhimin e Qeverisë ndaj reformave evropiane në rrugën drejt BE-së.
Toshkovski theksoi njëherësh se është që Evropa të përballet me pyetjen: vallë rajoni vërtet është pjesë e së ardhmes së saj dhe nëse është kështu, atëherë ”dyert duhet të hapen me respekt dhe partneritet, jo me kërkesa dhe kushte të reja”.
Ai i është referuar gjithashtu portofolit të tij dhe bashkëpunimit me fqinjin jugor, duke theksuar se “krahas turbulencave politike në të kaluarën, bashkëpunimi policor midis dy vendeve është në nivel të lartë”.
“Në periudhën e ardhshme, planifikojmë të intensifikojmë dialogun me palën greke për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme që do të përshpejtojnë fluksin e udhëtarëve në vendkalimin kufitarë Bogorodicë – Evzoni, sepse është arteria kryesore e komunikimit, jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për turistët dhe operatorët e transportit nga i gjithë rajoni. Një tranzicion i shpejtë dhe efikas atje është çështje ekonomike, sigurie dhe integrimit evropian në praktikë”, ka thënë ministri.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se qëndrimet e partisë janë “të njohura mirë dhe ato nuk ndryshojnë sot për nesër”, por shton se “kur bëhet fjalë për udhëheqjen e vendit, përgjegjësia është më e madhe se emocioni”.
“Si qeveri, jemi plotësisht të vetëdijshëm për obligimet ndërkombëtare që duhen respektuar, kryesisht për të mbrojtur vendin nga krizat dhe bllokadat e reja. Kjo do të thotë se pavarësisht pikëpamjeve tona personale ose politike, ne do të veprojmë si burrështetas me dinjitet dhe me qëllim të qartë për të siguruar stabilitet, prosperitet dhe të ardhme evropiane për qytetarët tanë”, ka thënë ministri.