Skuadra e Tottenham, përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar largimin e 4 futbollistëve, të cilëve u skadon kontrtra më 30 qershor.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Japhet Tanganga (25 vjeç), anësorin e majtë Ryan Sessegnon (24 vjeç), mbrojtësin Eric Dier (30 vjeç) dhe mesfushorin Ivan Perisic (35 vjeç).
Nga 1 korriku, ata do të jenë futbollistë të lirë të gjejnë një skuadër të re, pasi u ka skaduar kontrata me Spurs. Dier do të vijojë të luajë me Bayern Muncih, ku dhe kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, i huazuar nga janari.
Këto largime, kryesisht në mbrojtje, pritet të pasohet me 2-3 afrime të tjera, por për momentin nuk ka patur asnjë lëvizje konkrete në merkato.