E shtunë, 25 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

Tragjedia në lumin Vardar: Nxirren tre trupa të pajetë, kërkohet i katërti

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëjnë të ditur se është tërhequr vetura që sot ra në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Rashçe.

“Automjeti që ra në Vardar, afër fshatit Rashqe është tërhequr. Prej saj u nxorën trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt”, thonë nga QKM.

Ndërkohë, nga MPB konfirmojnë se nga aksidenti për momentin ka shpëtuar një fëmijë 4 vjeç, që fillimisht ishte dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm