E diel, 19 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Tragjike në Itali, dy motrat shqiptare bien nga kati i katërt i pallatit! Njjëra vdes në vend tjetra në gjendje të rëndë! Dyshimet rreh ngjarjes!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Xhenova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i nje pallati.

Njëra prej tyre, 32-vjeçare ka vdekur, ndërsa e plagosur rende ka mbetur motra 36-vjeçare. E lënduara është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur.

Paraprakisht dyshohet të ishte një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej dy grave dhe që motra tjetër u përpoq ta parandalonte, duke rënë gjithashtu pas saj nga pallati. Nje tjeter piste qe po hetohet eshte dhe mundesia qe ketë qenë një tentativë e dyfishtë per tentative vetëvrasje.

Dritarja nga e cila dyshohet se ranë dy motrat sipas mediave lokale eshte e vogël dhe ka pamje nga oborri i brendshëm i ndërtesës.

Viktima, sipas mediave italiane, kishte katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është nëntë vjeç. Tani ato do t’i besohen babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej.

Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se gruaja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për keqtrajtim qe ky i fundit ishte marre nga drejtesia.

Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, gruaja që vdiq ne ngjarjen tragjike, kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen: “Zoti më pret”!(Panorama.al)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm