E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Trençevska: Prioritet i yni mbetet mbrojtja e kategorive të ndjeshme të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot pati takim me konsultantët ndërkombëtarë Xhon Ims (gjykatës nga Mbretëria e Bashkuar) dhe Viktor Zaharia (kryetar i Këshillit për ndihmë juridike në Moldavi) dhe përfaqësuesit nga Zyra programore e Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim, para ministres u prezantua propozimi për vendosje të – Trupit të vetëm për menaxhim me sistemin e ndihmës juridike pa pagesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi MPPS.

Në takim u bisedua për rëndësinë e përforcimit të sistemit për ndihmë juridike pa pagesë. Nga ana e të prnaishmëve u cek se me sistem më efikas për BPV drejtpërdrejtë do të ndikohet në përmirësimin e përjgigjes së nevojave të viktimave të dhunës familjare dhe dhunës së bazuar gjinore.

Ministrja në takim theksoi se për të çdoherë prioritet do të mbetet mbrojtja e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe mirëqenia e tyre, qëndron në kumtesën e MPPS-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm