Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur edhe 2,100 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marins amerikanë, në atë që autoritetet e kanë quajtur Task Forcë 51, e cila synon të “sigurojë mbulim të vazhdueshëm të zonës”, ndërsa trazirat në Los Angeles vazhduan në ditën e katërt.
Tensionet midis zyrtarëve të Uashingtonit dhe Kalifornisë janë rritur ndërsa demonstruesit dolën në rrugë për të protestuar ndaj një serie arrestimesh nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) e SHBA-së, të cilat kryesisht synonin punëtorët migrantë në Los Angeles.
Protestat fillimisht paqësore u bënë të dhunshme pas tensioneve të larta, duke bërë që forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe të mbyllin qendrën e Los Angeles si një “zonë të paligjshme grumbullimi”, shkruajnë mediat e huaja.