E premte, 7 Shkurt, 2025
8.8 C
Skopje

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump insistoi të enjten se Egjipti dhe Jordania do të pranojnë banorët e dëbuar nga Gaza, megjithëse këto dy shtete arabe hodhën poshtë planin për të zhvendosur palestinezët nga territori i tyre.

Komentet e liderit amerikan erdhën një ditë pasi presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe Mbreti jordanez, Abdullah II hodhën poshtë çdo mundësi të zhvendosjes me forcë të banorëve të Gazës pas luftës mes Hamasit dhe Izraelit.

“Ata do ta bëjnë këtë. Ata do ta bëjnë. Ne po bëjmë shumë për ta, dhe ata do ta bëjnë”, tha 78-vjeçari për gazetarët në Zyrën Ovale kur u pyet për reagimin e Egjiptit dhe Jordanisë dhe nëse do të shqyrtonte vendosjen e taksave për cilindo vend për t’i shtyrë ata të pranojnë planin.

Pas arritjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më 19 janar, Trump paraqiti javën e kaluar një plan për “pastrimin” e Rripit të Gazës dhe për zhvendosjen e palestinezëve në lokacione “më të sigurta” si Egjipti ose Jordania. Ai tha se lufta 15-mujore e kishte shndërruar territorin palestinez në një “vend shkatërrimi”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm